Debati për formimin e komisionit për zgjedhje dhe emërim pritet të mos ndërpritet në ora 18:00 si ditëve të tjera, por të zgjasë edhe gjatë natës pa asnjë ndërprerje.
LSDM mbrëmë dorëzoi propozim që seanca të vazhdohet, por ky propozim nuk u shqyrtua nga kryesuesi Trajko Veljanovski. Nga LSDM mësohet se edhe sot do të aktualizojnë këtë kërkesë. Shilegov tha se propozimi mbështetet nga 10 deputet dhe se Veljanovski si kryesues është i detyruar ta vendos për votim. Kjo iniciativë duket se ka ardhur si formë presioni ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe të sfidojë durimin e tyre.
Deputetët të cilët nuk do të qëndrojnë do t’u merret fjala dhe kështu LSDM shpreson rë shter listën e gjatë të deputetëve të paraqitur për diskutim. /SHENJA/