04 April
Hapësira afër kampit të refugjatëve në Tabanoc gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16.10, është pushtuar nga një zjarr i fuqishëm që u arrit të shuhet me ndërhyrjen e zjarrfikësve. Për fat të mirë nuk raportohet për viktima ndërkohë dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri.
Ndërkohë prej disa ditësh Malësia e Karadakut është përfshirë nga flakët e zjarrit i cili përfundimisht është shuar sot nga reshjet e shiut. Edhe këtu dyshohet se shkak për vënien e zjarrit është faktori njeri.