Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat më të pranishme do të jenë në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryejë erë e kohëpaskohshme e përforcuar kryesisht nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri në nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 18 gradë Celsius.
Temperatura e mëngjesit do të bie deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Deri të enjten në Maqedoni moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në malet më të larta do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të borës. Në orët e pasdites, në vendet lokale do të ketë paraqitje të vranësirave jostabile me shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Nga e enjtja nga fundit i ditës do të fryejë erë mesatare kohë pas kohe e forcuar nga drejtimi verior, më shumë e theksuar do të jetë përgjatë Luginës së Vardarit në pjesët juglindore të vendit.