Zgjidhje të krizës në mënyrë demokratike, arsye të denja dhe të shëndosha, më pas do të pasojë mbështetja e BЕ-së. Kështu deklaroi kryetari i Кëshillit Evropian, Donald Tusk pas takimit me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov. Por, edhe pas porоsive dhe qëndrimeve të këtilla të bashkësisë Evropiane, presidenti Ivanov, tha se nuk i ndryshën qëndrimet e tij në lidhje me krizën politike në vend dhe se mandatin nuk e dorëzon për shkaqe preventive.
“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar. Pengesa ligjore dhe politike duhet të menjanohet. Qëllimi i vendosjes së dy kushteve është Qeveria e re të mos jetë e kontestuar nga asnjë palë dhe në asnjë bazë. Ky vendim është preventiv që të mos na shkaktohet ndonjë pasojë e dëmshme. Një Qeveri e shantazuar do të ishte me afat të shkurtër dhe me pasoja të mëdha. Imperativ i liderëve partiak duhet të jetë zbatimi i reformave urgjente, e jo zbatimi i platformave të huaja që cënojnë unitaritetin e Maqedonisë”, deklaroi Ivanov.
Në fjalimin e tij para mediave, kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, deklaroi se e mbështesin procesin eutointegrues të Maqedonisë, por në fillim duhet zgjidhje e krizës në vend. Ai e porositi presidentin Ivanov se kohërat e këtilla kërkojnë sjellje burrshtetasi dhe asgjë më shumë.
“Ju sjell mesazh të fortë nga liderët dhe institucionet e BE-së….Puna drejt antarësimit në Bashkimit Evropian është dëshmuar si faktor uniteti i cili është shumë i nevojshëm për shtetin tuaj. Shpresoj se do vazhdoni të ndiqni këtë kompas dhe do t’i shmangeni gjithë asaj që mund të shkaktojë trazira , sidomos ndëretike. Unë i jam përgjigjur letrës suaj në fillim të muajit mars lidhur me zgjidhjet për dalje nga kriza politike. Kjo krizë e stërzgjatur e shmang vendin tuaj nga Integrimi Euroatlantik. Tani ju mbetet juve që të gjeni zgjidhje e cila do të bazohet në parimet demokratike dhe të logjiksë së shëndoshë. Vetëm një zgjidhje e tillë do të jetë e qëndrueshme, dhe kur ta gjeni këtë zgjidhje mund të jeni të sigurt për mbështetjen tonë”, deklaroi Tusk.
Në lidhje me krizën e refugjatëve, presidenti Ivanov deklaroi se Bashkimi Evropian duhet t’i ndihmojë Maqedonisë, pasi sipas Ivanovit, në atë mënyrë i ndihmon vetvetes.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Tusk: Zgjidheni krizën, Ivanov: Qëndrimi im nuk… by tvshenjaofficial