Edhe përkundër skadimit të afatit për qëndrim të personave të përmbytur në konviktin Tome Stefanovski – Senic, ata në pamundësi për tu kthyer në shtëpitë e tyre, të cilat vazhdojnë të jenë në gjendje të pabanueshme, po qëndrojnë në Konviktin në fjalë. 80 banorët që qëndrojnë në këtë konvikt kërkojnë nga Ministra për Punë dhe Politik Sociale që të vazhdojë afatin e qëndrimit të tyre në konvikt dhe njëkohësisht tu mundësohet kompensimi i dëmeve që do të mundësonte që shtëpitë e tyre të dëmtuara nga vërshimet të kthehen në gjendje të banueshme.
“Unë kamë bërë kërkes pse nuk kam marr të holla, nuk kam marr asnjë denarë ka shumë si unë këtu , por falë drejtorit dhe personelit ne qëndrojmë këtu. Dhe pa marr parasysh se a ka qeveri apo nuk ka qeveria duhet të funksionoj shteti, ata ministra që marrin rroga duhet ta kryejnë punën e tyre, le të japë përgjigje kanë kaluar dy muaj”.
“Nuk kam ku të shkojë , akoma se kam rregulluar shtëpinë , jam duke e ndërtua, para nuk kamë ata që i kanë lëshuar edhe më nuk kamë, me 2500 euro nuk ndërtohet shtëpia”.
“Na kanë thënë që të dalim nga këtu po ne s’kemi ku të shkojmë, kemi filluar që të rregullojmë nga pak, po me dy, tre mijë euro nuk ndërtohet shtëpia, as themelet nuk mund ti vendosim. Kemi filluar por akoma askund nuk jemi dhe s’kemi ku të shkojmë njëherë”.
Drejtori i konviktit Tome Stefanovski- Senic Lulzim Xhemaili thotë se derisa nuk merret ndonjë vendim konkret nga Qeveria ose Ministria për Punë dhe Politikë Sociale nuk do t’i largojnë banorët nga konvikti. Ai ka njoftuar ministrinë dhe qeverinë me situatën që para dy muajve, por deri më tani nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.
“Një pjesë e banorëve kanë shtrirë dorën kërkojnë ndihma nga biznesi edhe unë të ju them ikni, por ata do të ikin por me vendim të qeverisë ose ministrisë punë dhe politik sociale , deri sa nuk përgjigjen me vendim ashtu siç bëjmë kërkesat ne do të jetë e kotë, në mënyrë gojore nuk mund ta pranojnë një largim të këtillë nga konvikti edhe nëse duhet përgjegjësinë do të mbajë unë – tha Lulzim Xhemaili drejtor i konviktit7
Alsat-M iu drejtua dy institucioneve të apostrofuara nga Xhemaili, Qeverisë dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale, por deri në këto momente nuk morri asnjë përgjigje konkrete, ëpr fatin e 80 personave të përmbysur të vendosur në Konviktin Tome Stefanovski. .
Senat Zylbehari