Ekspertët politik derisa komentojnë ofertën e VMRO-DPMNE-së të dalë nga manifesti i saj për stabilitet politik afatgjatë shprehen se ndryshimet e tilla në sistemin zgjedhorë përfshi edhe 20 deputet bonus për fituesin, do ta bënin edhe më totalitar sistemin aktual zgjedhor. Politologu Zlatko Dimitrijeski thotë se parimi 20 deputet bonus për partinë fituese u cenon qytetarëve të drejtën e zgjedhjes.
Me parimin 20 deputet shtesë për fituesin në njëfarë mënyre do të manipuloheshin rezultatet zgjedhore dhe ata nuk do të ishin rezultat i vullnetit të qytetarëve. Pra 20 deputet plus nuk do të ishin të zgjedhurit e qytetarëve, por do të ishin rezultat i sistemit zgjedhor që do të parashikonte deputet bonus – deklaroi politikologu Zlatko Dimitrijeski.
Profesoresha Besa Kadriu konsideron se me ndryshime të tilla në sistemin zgjedhorë, shqiptarët posaçërisht do të shihen vetëm si numra dhe jo si faktor.
Shfrytëzohen të gjitha mundësitë që matematika të tilla të bëhen me bllokun politik shqiptar. Opinioni është ky që partia fituese të thotë se në arritëm të kemi shumicë, por ja do t’ju japim mundësi që gjitha partitë e vogla të jeni pjesë përbërëse e formacionit qeveritar – tha profesoresha Besa Kadriu.
Dimitrijeski dhe Kadriu konsiderojnë se në vend të parimit sistemi zgjedhor i shumicës, të aplikohet sistemi zgjedhor me lista të hapura. Nga VMRO-DPMNE jo zyrtarisht thonë se më i pranishëm për ta është sistemi zgjedhor i shumicës ku Maqedonia do të ndahet në 120 njësi zgjedhore se për çdo njësi do të garojnë nga 2 kandidatë. Nga ana tjetër, sipas LSDM-së modelet zgjedhore të cilat i propozon VMRO-DPMNE-ja aplikohen vetëm në vendet totalitare. Partitë shqiptare nuk komentojnë propozimet e partisë së Nikolla Gruevskit.
Adrian Kerimi