Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov në foltoren e Kuvendit, ka thënë se kushëriri i Nikolla Gruevskit dhe ish numri një i DSK-së, Sasho Mijallkov në muajin janar ka blerë pompa të benzinës në vlerë për 6 milionë euro.
“Dëmi i revolucionit ‘shumëngjyrëshe’ është më i vogël se gjashtë milionë euro, para që kushëriri juaj ka blerë pompa të benzinës. Po e vrasim demokracinë, askush nuk ka kundër që të ketë debat, por e palejuar është të ketë replika dhe kundër replika nga deputetët të partisë së njëjtë. Nëse është qëllimi shkatërrimi i demokracisë, tregoni menjëherë”, tha Shilegov.
Kuvendi është në pauzë deri në orën 15:00.