VMRO DPMNE akuzon LSDM-në për zhvillimin e politikave antinacionale dhe antishtetërore. Nga kjo parti thonë se janë të tmerruar nga kjo sjellje e kësaj partie dhe theksojnë se qytetarët nuk duan platforma të huaja, por bashkim rreth interesave të përbashkëta.
VMRO DPMNE e kujtoi LSDM-në se ata kanë tashmë një dokument i quajtur “Manifesti për MAqedoni të vetme” i cili është zgjidhja e vetme për dalje nga kriza.
Rikutjojnë se partia e tyre zotohet për Bashkim rreth interesit kombëtar, integrim në një shoqëri të vetme të të gjithë qytetarëve, për principin e sundimit të së drejtës dhe ekonomi e tregut për mirëqenie të qytetarëve. VMRO u zotua edhe për ekonomi të tregut, për arsim cilësor, për fqinjësi të mirë, ruajtjen e kufijve të shtetit. /SHENJA/