Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Serbi, tregojnë të dhënat e para. Pas numërimit të 70 për qind të votave, prin Vuçiq, me 55.20 për qind, i ndjekur nga Sasha Jankoviq, me 16 për qind.
Mediat serbe shkruajnë se gjasat janë minimale që të ketë rreth të dytë të votimit dhe se fitorja e Vuçiqit është e sigurt.