Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka qenë sot i ftuar në emision Click Plus në Tv21. Ai vlerson që të gjithë subjektet politike duhet ta kuptojnë që para interesit partiak të shikohet interesi qytetarë, meqë keshtu siç kanë filluar ndodhitë vetëm thellojmë krizën dhe simplementojmë sferat ekonomike dhe poltike reale. Mjaft mbrojtëm lidership të korruptuar, të mbështesim forca të reja për të ecë përpara vendi dhe t’ju prijmë proceseve reformuese.
Oferta jonë nënkupton që elitat politike të inkriminuara duhet të mos jenë pjesë e bisedimeve për dalje nga kriza, ata smund të jenë në anën e zhgjidhjes së saj, smund të jenë aktorë kredibil, është utopike të besohet në diç të këtille, deklaron Kasami përcjell Almakos.
Sa i takon platformës, Ahmeti u mundua që edhe një vullnet të mirë të Lëvizejs Besa, të krijojë mjegull nga kjo platformë, e të rrikthehet në skenën politike. Pas zgjedhjeve të 11 dhejtorit ai kërkoj takim të rradhës në Tiran dhe Kosovë, në këtë rreth BDI u mundua që përmes Tiranës zyrtare ti imponojë Lëvizjes Besa gjë që del se kjo çonte në një komplot poitik BDI-VMRO.
Besa është në skenë politike që t’ju ndihmojë shqiptarëve në këtë shtet, për një Maqedoni europiane dhe bashkë me subjektet tjera të reflektojnë me kontribut . Besa është sfida dhe faktori që skemi qeveri VMRO-BDI. Këto dy parti në ç’do bisedim e kanë hallin e Lëvisjes sonë dhe ridefinimit . Ne jemi të gatshëm të kontribojmë me qeveri reformatore.
“Lëvizja Besa është në skenë politike, që shqiptarët të jenë të barabartë me qytetarët maqedonas. Jemi te gatshem të kontribojme në një qeveri reformuese, por se nuk do të marrim pjesë me avazin e vjetër, që vetëm sa ndrohet partia e VMRO-DPMNE-së”, theksoi Kasami, duke aluduar në partinë Bashkimin Demokratik për Integrim.
Unë s’besojë që do të ketë zgjedhje të reja, faktori ndërkombëtar EU dhe SHBA mund të ndihmojnë shumë situatën. Maqedonia sduhet të llogaritet si ishull i izoluar dhe zgjidhja duhet të jetë drejt rrugës europiane. Në momente që kemi dilema nga EU rreth bashkimit të zgjerimit, kjo jep mundësi të hapura që Maqedonia të shikojë rrugë të tjera. Duhet më shumë këmbëngulësi nga ndërkombëtarët me një strategji të veçant ngaqë Maqedonia është nyja e Ballkanit ku mund të krijojë më shumë probleme, përfundon Kasami në #Click Plus transmeton Almakos.