Çështja e dytë për të cilën foli deputetit i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ishte drejtuar deputetëve të LSDM-së. Ai ju tha atyre se a janë duke e parë skenarin mes VMRO-së dhe LSDM-së.,
“A e shihni se si këta të BDI-së janë marrë vesh me VMRO-në që të sabotohet kuvendi, ata ju japin arsye për Platformën dhe gjuhën dhe këta pastaj të kenë argumente dhe ju të akuzoheni se keni pranuar Platformën. Unë e shoh që kjo është një marrëveshje mes VMRO-së dhe BDI-së që të zvarritet puna e konstituimit të Kuvendi”, tha Ibrahimi, raporton SHENJA.
Pas fjalimit të Ibrahimit, doli në foltore, deputetit i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i cili edhe njëherë falënderoi deputetët e BDI-së që e pranuan Platformën.