Komisioni për çështje evropiane në dhomën e poshtme të Parlamentit për nesër ka caktuar seancë në të cilën temë qendrore do të jenë gjendjet në Ballkanin Perëndimor, njofton programi në gjuhën maqedonase i servisit gjerman shtetëror “Dojçe Vele”.
Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini në seancën e cila akoma nuk është publikuar në ueb faqen e Bundestagut dhe në të cilën nuk mund të marrë pjesë opinioni pritet të prezentohen informacione për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në mesin e pikave të rendit të ditës do të jenë gjendja në Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa pritet të flitet edhe për krizën politike në Shqipëri dhe për situatën në Kosovë.