Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet të mblidhet nesër për të mbajtur seancën konstituive të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Në këtë seancë, pritet që deputeti nga radhët e VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski të zgjidhet kryetar i komisionit, në bazë të marrëveshjes paraprake. Ndërkohë nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, e lënë përgjysmë muaj më parë. Partitë ditë më parë bënë të ditur se LSDM dhe BDI kanë rënë dakord që të propozojnë deputetin e BDI-së, Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit të ri. Xhaferi ishte shef i grupit parlamentar të BDI-së në mandatin e fundit, ndërsa më parë edhe ministër i mbrojtjes në Qeverinë e udhëhequr nga Gruevski. Lëvizja Besa deklaroi se nuk do të votojë për Talat Xhaferin si kryetar Kuvendi dhe se do të propozojnë kandidatin e tyre për këtë post. Aleanca për Shqiptarët, nga ana tjetër, deklaruan se nuk do të nxjerrin kandidat për kryeparlamentar, dhe pritet që të votojnë propozimin e përbashkët të LSDM-së dhe BDI-së, Talat Xhaferrin.
Data 03.09.2025
Aktuale
- Koktej fushata
- Nafie Selmani: VLEN-i t’u kërkojë falje fëmijëve të Nerovës për mashtrim, e Meidanit për sulmet
- “Sulmi ndaj News24 vetëgjyqësi shtetërore”- Genc Gjokutaj: Këtu ka një interes dhe një inat të zgjatur me ata që thonë të vërtetën
- U qëllua në kokë në mes të rrugës, nën hetim fqinji i tij! Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali
- Ministrja e Energjetikës dhe Minierave publikon të gjitha kontratat me partnerët publiko-privat
- Eklipsi Hënor i 7 Shtatorit: Si do të ndikojë në jetën tuaj?
- A është Kuvendi i Kosovës në rrezik? Kryeziu sfidon Hasanin mbi nënkryetarët
- Filipçe: Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të kenë qasje më serioze ndaj procesit të eurointegrimit