Moti sot paradite në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, pasdite në rajonet malore me paraqitjen e vranësirave të vogla deri në mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryejë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në shtatë, ndërsa e ditës prej 22 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 26 gradë Celsius.
Të shtunën në orët e pasdites do të ketë shi lokal në rajonet malore. Të dielën do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar juglindore. Do të ketë edhe kushte për vetëtima të rralla.
Nga e hëna pritet temperatura e mëngjesit të bie në mënyrë të konsiderueshme dhe të lëvizë prej nëntë deri në 16 gradë Celsius.