Rusia në Ballkan është vetëm faktor ushtarak, por jo edhe ekonomik, konsideron komisari evropian për zgjerim, Johanes Han.
“Rusët vetëm pak na nervozojnë dhe vetëm atë e bëjnë”, deklaroi Han për gazetën vjeneze “Standard”.
Ai shtoi se BE-ja do të duhej të ketë më shumë vetëbesim dhe të interesohet me ndikimin e tyre, por jo edhe të “qëndrojë si lepur para gjarpërit”.
Në pyetjen se sa është me rëndësi Ballkani Perëndimor të jetë më pak i varur nga energjensët rusë, Han u përgjigj se varshmëria nga energjia ruse është befasueshëm e ulët.
Ai thotë se shqetësimi i BE-së në Ballkan nuk është i pranishëm për shkak të ndikimit të Rusisë, por për shkak të tensioneve etnike dhe jostabilitteit.
“Është e qartë se jostabiliteti mund të nxitet edhe nga palë të treta nga vise dhe kanale të ndryshme. Kjo vetëm nxitë “jostabilitet vendor”. BE-ja ka interes që në fqinjësinë e saj të sundojë stabiliteti. për këtë shkak, ne si BE, pavarësisht nga politika e SHBA-së, duhet të kryesojmë në kujdesin për Ballkanin Perëndimor”, theksoi Han.
Ai përkujtoi se Këshilli i BE-së në mbledhjen e fundit e ka përsëritur perspketivën evropiane të shteteve nga rajoni dhe shtoi se ndjen obligim që personalisht të angazhohet për ndihmë shteteve nga Ballkani peërndimor për arritje të atij qëllimi.
Han i mohoi spekulimet se do të ketë “lajt anëtarësim” në BE, duke shtuar se nuk ekziston asnjë nismë në atë drejtim.
“Unë jam kundërshtar i Evropës me dy apo më tepër shpejtësi. Kuptoj kur individë thonë se do të duhej më shpejtë të përparohet, por paralajmëroj për rrezikun që kjo të institucionalizohet apo përforcohet sepse do të jetë vështirë të ndryshohet”, tha Han.
Komisari evropian theksoi se Mali i Zi ka hapur 20 kapituj, ndërsa Serbia tetë, përderisa shtetet e tjera nga rajoni janë shumë larg nga ajo.
Tregu i përbashkët sipas tij, është element i rëndësishëm për t’iu treguar populaltës për pëërparësi konkrete nga procesi inkuadrues, ndërsa njëkohësisht kjo u ndihmon shteteve në përgsatitjet për anëtarësim në BE. Han pret në samitin e korrikut, i fokusuar për Ballkanin, të nënshkruhet marrëveshje për qëllime për formim të tregut të përbashkët.