Pas gjashtë viteve e gjysmë të kaluara në burg, së shpejti pritet të lirohet pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski, kanë njoftuar burime nga Prokuroria Speciale Publike për disa mediume maqedonase, transmeton Gazeta Lajm.
Në PSP kanë dëgjuar disa “bomba” lidhur me rastin e Tv A1 dhe kanë konstatuar se prapavija për mbylljen e këtij televizioni dikur më të shikuar, ka qenë kryesisht politike.
Me lirimin e tij eventual, pritet që menjëherë të kthehet në eter edhe TV A1 dhe me siguri edhe Tv A2 në gjuhën shqipe, si dhe gazetat Vreme dhe Shpic. Të mëdha janë gjasat që të kthehet edhe gazeta në gjuhën shqipe “Koha e Re”.