“Luanët” po riorganizohen, ky është titulli i portalit “Infomax” i afërt me VMRO-DPMNE, që bën të ditur se njësiti i famshëm paramilitar, që ishte aktiv gjatë konfliktit të vitit 2001 po rikthehet. Sipas këtij portali, pjesëtarët e këtij njësiti kanë dalur me një komunikatë kundër platformës së partive shqiptare që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Përmes kësaj komune dërgohen sinjale paralajmëruese dhe kërcënuese në rast se siç thuhet pranohet kjo platformë. Ky njësit u shpërbë menjëherë pas konfliktit të vitit 2001, nga qeveria e atëhershme e LSDM dhe BDI, ndërsa pjesëtarët e këtij njësiti ishin edhe disa emra publik, por edhe shumë persona me dosje kriminale. (INA)
Data 17.09.2025
Aktuale
- Kryeministri Mickoski për vizitë në komunën e Kumanovës
- E zuri pema poshtë, ndërron jetë rrugës për në spital i moshuari në Tropojë
- QMK: Katër zjarre aktive, gjithsej ka pasur 20 vatra në ambiente të hapura
- Mickoski thotë se janë identifikuar rreth 20 persona për zjarrvëniet, por MPB nuk jep detaje
- Korrupsioni në burgun e Lushnjës/ Pezullohen nga detyra drejtori dhe nëndrejtori, përjashtohet edhe një efektiv
- Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Kryeministri Mickoski për vizitë në Kumanovë
- VLEN: BDI po e shet Strugën te Levica, më 19 tetor vjen çlirimi me votën për Qyrën