Lideri I LR-PDSH Zijadin Sela, në një intervistë dhënë për “Studion e Hapur” në gjuhën shqipe në TV NOVA, ka pohuar se Aleanca I ka pas pritshmërinë në të gjitha njësit zgjedhore, por dështimi më I madh erdhi në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore.
“Pritshmërit tonë kanë qenë shumë më të mëdha në të gjitha njësit zgjedhore, por sigurisht se goditja apo dështimi më I madh erdhi në njësinë e parë dhe dytë zgjedhore, por nuk e kamë parë të arsyeshme që gishtin ta drejtoj drejt partisë së Unitetit, të cilët I kanë pasë bartësit”, ka pohuar Sela.
Sela po ashtu ka drejtuar edhe akuza për Lëvizjen Besa, rreth mos bashkimit të këtyre dy subjekteve politike para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit.
“Për mos bashkimin tonë duhet ti pyetni ata, sepse unë kamë qenë “pro” bashkimit ashtu siç kamë qenë për bashkimin me Unitetin, dhe RDK-së”, ka pohuar Sela./Almakos