Muhamed Ismaili, ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të partisë Uniteti, njërës nga partitë e bllokut “Aleanca për Shqiptarët” që luajti rol negativ në përçarjen e opozitës shqiptare, në dobi të BDI-së dhe LSDM-së. Ismaili ka thënë se dorëhiqet për shkak të angazhimeve të tij personale, por duke mos saktësuar se cilat janë ato.
Ndryshe, partia Uniteti e drejtuar nga Gëzim Ostreni, bashkë me Lëvizjen për Reforma PDSH të udhëhequr nga Ziadin Sela ishin partitë të cilat nuk lejuan bashkimin e opozitës shqiptare në Maqedoni. Sela refuzoi disa thirje radhazi të Lëvizjes Besa për takim dhe bashkim të partive opozitare, ndërsa Uniteti ku bënte pjesë edhe Muhamed Ismaili iu bashkangjit LR-PDSH-së. Në këtë koalicion bënte pjesë edhe Vesel Memedi, kryetarë i vetëshpallur i RDK-së, i cili publikisht demaskoi misionin përçarës duke deklaruar se ka urrejtje patologjike ndaj Lëvizjes Besa dhe se ai është “çelësi” që nuk lejon koalicionimin e partive opozitare, shkruan Gostivari.
Këto parti nuk arritën të ndalin hovin e Lëvizjes Besa që lindi si rrezultat i mobilizimit të shqiptarëve në Maqedoni, por arritën të shkaktojnë një dëm të caktuar duke penguar fitoren e opozitës shqiptare ndaj BDI-së, pasi shkaktuan kaos tek votuesit shqiptarë. Dobi nga veprimi i këtillë i koalicionit që më pas u quajt “Aleanca për Shqiptarët” pati edhe LSDM e cila në këtë huti përfitoi disa vota të elektoratit shqiptar. Ndryshe Muhamed Ismaili është funksionar i lartë në Agjencionin për Zbulim që është nën kontroll të presidentit të shtetit Gjorgji Ivanov./Gostivari24.com