Efektet e dokumenteve të Gruevskit tanimë i kanë ndjerë qytetarët. Kështu LSDM i është kundërpërgjigjur deklaratave të Nikolla Gruevskit se po përgatit dokument politik për dalje nga kriza politike, shkruan SHENJA.
“Tani para gjithë opinionit vendor dhe ndërkombëtar qëndron një dokument konkret, pas të cilit qëndrojnë rreth 700.000 qytetarë të Maqedonisë. Është programi i Qeverisë së re reformatore të Maqedonisë unitare, e cila garanton cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët, pavarësisht diversiteteve, drejtësi për të gjithë, unitet dhe reforma për integrime euro-atlantik. Këtë program Gruevski e anashkalon, pasi ajo ia grabit të gjitha lajmet e rreme “, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga LSDM theksojnë se Nikola Gruevski duhet menjëherë të tërhiqet nga retorika e dhunshme, nga përhapja e trazirave dhe përçarjes në mesin e qytetarëve, në lidhje me çështjet që nuk ekzistojnë.
Nga LSDM thonë se ajo që e vë në siklet Gruevskin, është përballja me drejtësinë, dhe e ftojnë atë që të mos ngacmojnë qytetarët për ta mbrojtur atë. /SHENJA/