19 March
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për televizionin “Kanal 5” ka deklaruar se partia e tij është duke përgatitur një dokument i cili do të mundësojë daljen e vendit nga kriza e thellë politike dhe në të njëjtën kohë do të ruaj unitetin e vendit. Gruevski tha se gjatë javës së ardhshme dokumenti do j’u dorëzohet partive më të mëdha politike në vend. Sipas Gruevskit ky dokument nuk e favorizon as ndonjë parti politike e as ndonjë bashkësi etnike.