Komuna Qendër, nëpërmjet Inspektorit të autorizuar ndërtimor ka sjellë vendim për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrugës në “Kejin” e lumit Vardar. Në njoftimin e Komunës Qendër, thuhet se vendimi është sjellë me urdhër të kryetarit të komunës, Andrej Zhernovski.
Arsyeja për ndalimin e aktiviteteveështë se në vendin ku ndërtohet, nuk ka pasur tabelë informative se kush është investitor, realizues dhe mbikëqyrës, si dhe nuk ka të dhëna për dokumentacion të miratuar teknik dhe miratim për punë përgatitëse.
Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski paraprakisht nga njeriu i parë i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski kërkoi ta tërheq, siç thotë, vendimin joligjor për ndërtimin e rrugës në “Kejin” e lumit Vardar.
Ndaj kësaj kanë reaguar edhe nga Qyteti i Shkupit, prej nga thonë se ndërtimi i kësaj rruge qasëse me regjim të veçantë të komunikacionit, është paraparë me Planin Detal Urbanistik të miratuar nga Komuna Qendër në vitin 2012, dhe se e njëjta po ndërtohet nga një investitor privat, pra nuk ndërtohet nga Qyteti i Shkupit.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se nëse kryetarit të komunës Qendër, nuk i ka pëlqyer plani urbanistik, ka pasur kompetenca që të njëjtin ta ndryshojë gjatë 4 viteve në të cilat e udhëheq Komunën Qendër.
Aktivitetet ndërtimore shkaktuan revoltën e qytetarëve dhe afaristëve që kanë bizneset e tyre në “Kejin” e lumit Vardar. Bile, gjatë tubimit të djeshëmu shënua edhe një incident të cilin e kanë regjistruar organet policore. Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, ku kanë qenë të përfshirë dy persona me iniciale J.S. dhe F.A., të cilët kanë shkëmbyer disa grushte derisa nuk janë ndarë nga të pranishmit dhe forcat policore, të cilët po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
Abdulla Berisha /SHENJA/
Trajanovski dhe Zhernovski përplasen për rrugën… by tvshenjaofficial