Sekretari i përgjithshëm i partisë UNITETI, Muhamed Ismaili, ka dhënë dorëheqje nga posti partiak. Dokumentin e dorëheqjes, ai e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Si shkak për dorëheqjen, Ismaili ka theksuar obligimet e mëdha që ka në jetën e tij të përditshme.
“Faleminderoj nga zemra të gjithë për përkrahjen dhe mirëkuptimin. Beteja për liri, demokraci, barazi… vazhdon”, ka shkruar ai.