Prindërit e fëmijëve me sindromën Daun që jetojnë në qytete të vogla në Maqedoni rregullisht përballen me probleme për shkak të mungesës së stafit profesional që duhet të punojnë për zhvillimin e fëmijëve të tyre. Brankica Jovanova nga Radovishi, nënë e Maksimit i cili ka lindur me sindromën Daun, thotë se në qytetin e tyre i punësuar është vetëm një defektolog.
“Duhet të kushtohet vëmendje për më shumë logopedë dhe defektologë, Radovishi është një vend i vogël dhe në të gjithë komunën kemi vetëm një defektolog, nuk është i aftë që vetëm një defektolog të kujdeset për fëmijët, prandaj shumica e prindërve janë të detyruar të shkojnë në Shtip apo Strumicë – tha Brankica Jovanova, nënë e një fëmije me sindromën Daun nga Radovishi.
Brankica thotë se disa nga ilaçet patjetër duhet t’i blejnë vetë, sepse ato nuk i mbulon Fondi. Ajo djalin e saj Maksimin sot e solli në Shkup për të qenë pjesë e një gare humanitare për fëmijët me sindromën Daun përmes të cilës mblidhen fonde për të lejuar përfshirjen e tyre më të madhe në sport.
“Kjo ngjarje ka për qëllim që ta rritim ndërgjegjësimin për njerëzit me sindromën Daun, të bëj apel për të gjithë sportistët, të gjitha klubet sportive dhe shoqatat që t’i hapin dyert për këta njerëz – tha Biljana Kuzmanovska Nikolovska, organizatore e garës.
Ngjarja humanitare u organizua në prag të Ditës ndërkombëtare të personave me sindromën Daun ,21 marsi.
Bojana Simonoviq