18 March
Edhe pse kanë sallë sporti, nxënësit e shkollës fillore “Edinstvo” në fshatin Oktisi të Strugës, orët e edukatës fizike i mbajnë nëpër klasa apo jashtë shkollës. Kjo ndodhë për shkak se nuk ka kush të investojë rreth tre mijë euro, aq edhe sa nevojiten për ta vënë objektin në funksion. Salla është jashtë përdorimit disa vite dhe si e tillë ka nisur të shkatërrohet. Ka shumë lagështi si dhe nuk ka dysheme. Më kritike është pjesa e jashtme, ndërsa nuk ka as vegla përkatëse për ushtrime.
Për këtë shkollë donacionet arrijnë vetëm nga mërgimtarët.
“Çdo vit në mënyrë konstante investojmë diçka. Këtë vit vendosëm t’i ndërrojmë dritaret, më pas u bë fasada, por gjendja e çatisë është katastrofale. Edhe pse fëmijët e tyre ndoshta asnjëherë nuk do të mësojnë këtu pasi janë shpërngulur, ata investojnë çdo vit – tha Enver Kalçinoski – Shoqata Kulturore humanitare Oktisi.
Në të gjitha shkollat fillore në mjediset rurale në Strugë nuk ka sallë sporti. Procesin mësimor në Oktisi e ndjekin 260 nxënës, prej të cilëve gjysma në gjuhën shqipe.
Miki Trajkovski