Vendimi i Apelit për miratim të pjesshëm të ankesës së mbrojtjes së afaristit Sead Koçan është i dyshimtë për ish prokurorin Aleksandar Nakov. Ai thotë se krahas asaj që vendimi për paraburgim duhet të vazhdohet shkaku se Sead Koçan është i pakapshëm për organet e drejtësisë, vlerësimi i Gjykatës se ai nuk mund të ndikojë tek dëshmitarët dhe nuk mund ta përsërisë veprën le hapësirë për manovra juridike të mbrojtjes.
Kushti i parë për arrati është pranuar, ndërsa edhe të tjerët janë miratuar nga mbrojtja dhe tani vijmë te një situatë të re, në kuptimin se qëllimi gjatë miratimit të vendimit, është çfarë do të ndodh më tej në aspektin e të drejtave të të akuzuarit. Cilat të drejta i takojnë të akuzuarit sipas ligjit për procedurë penale. Qëllimi i mbrojtjes është që të vijnë te një vendim i ri në kuptimin e dhënies së garancisë ose pronës. Çfarë do qoftë në para ose patundshmëri, ose eventualisht arrest shtëpiak – tha Aleksandar Nakov, ish prokuror.
Policia dhe interpoli 9 ditë të plota nuk mund ta gjejnë Sead Koçanin i cili thuajse paralelisht me miratimin e vendimit për paraburgim ka hyrë në Serbi. Nga MPB-ja edhe sot dolën me përgjigje se nuk kanë informacione se ku gjendet i dyshuari i parë në rastin “Trust”, megjithatë thonë se urdhri i arrestit është në fuqi që kudo që të paraqitet do të arrestohet. Edhe bashkëshortja e tij gjatë vizitës së policisë në shtëpinë e tyre ka thënë se nuk e di ku gjendet Koçani, kështu që për të është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, thuhet në vendimin që dje e publikoi Gjykata e Apelit. Paraburgimi për Koçanin ishte përcaktuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale ku ai dyshohet se me dokumentacion të falsifikuar ka fituar tender nga ELEM-i në vlerë prej 17 milion eurove.
Alsat-M