Një pjesë e analistëve nuk përjashtojnë mundësinë për obstruksione dhe shtyrjen e mbledhjes së Kuvendit, pas nismës së LSDM-së për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Edhe nëse do të ketë përpjekje nga VMRO-ja për të mbajtur të bllokuar Kuvendin, ish gjykatësi Trendafil Ivanovski thotë se LSDM dhe partitë shqiptare që përbëjnë shumicën parlamentare, duhet të jenë më këmbëngulës dhe të marrin vendime të guximshme për të vënë në funksion institucionin ligjvënës. Një problem që mund të shfaqet edhe nëse caktohet seanca sipas Ivanovskit do të jetë përbërja e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërimi nga i cili duhet të del propozimi për kreun e Kuvendit.
Mendoj se duhet të shkohet deri në fund me këtë punë. Ka lojëra që i luajnë, sigurisht do të ketë tani polemika me caktimin e pikave në rendin ditor, se si duhet ato pika të rrjedhin ose rreth përbërjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërim. Të gjithë këto janë mënyra se si mos të përfundojë seanca konstituive ose si të fitohen pikë në këtë lojë – tha Trendafil Ivanovski, ish-gjykatës.
Sipas analistit Xhelal Neziri, ish kreu i Parlamentit, Trajko Veljanovski që duhet të caktojë vazhdimin e seancës, njejtë si presidenti Gjorgje Ivanov dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Gruevski nuk punon në dobi të qytetarëve por është në shërbim të agjendave partiake.
Unë mendoj se gjithçka mund të pritet nga kjo situatë dhe nga mënyra se si vepron VMRO – DPMNE-ja nëpërmjet eksponentëve të saj. Kishim rastin me presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov i cili premtoi dhe u morr vesh me liderët e partive politike se do të jap mandatin për atë që do të sigurojë shumicën parlamentare, ai përsëri veproi në bazë të instruksioneve dhe interesave të VMRO – DPMNE-së – u shpreh analisti Xhelal Neziri.
Njohësit e çështjeve politike presin që ditëve në vijim faktori ndërkombëtarë dhe sidomos komisionerin për zgjerim të BE-së, Johanes Han të ushtrojnë më shumë presin për vazhdimin e seancës konstituive dhe krijimin e kushteve për formimin e kabinetit të ri qeveritar.
Blerim Ismaili