Vendimi Trajko Veljanovskit që të mos thirr menjëherë takim koordinativ të partive politike për vazhdimin e seancës konstitutive është edhe një vërtetim se Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE i intereson vetëm interesi personal dhe asgjë tjetër, kanë reaguar nga LSDM, transmeton SHENJA.
Sipas tyre shpjegimi i Veljanovskit se për takimin duhet pritur që Ilija Dimovski të kthehet nga udhëtimi “është e pahijshme dhe luajtje me vullnetin e qytetarëve që me muaj presin formimin e Qeverisë si dhe paraqet nënçmim për Kuvendin”.
“Nëse Dimovski është në rrugëtim, mund të përfaqësohet nga zëvendësi i tij. Sjellja e papërgjegjshme e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së është edhe një argument se ata nuk mbajnë llogari për interesat e qytetarëve, por kjo do të marrë fund shpejtë. Proceset demokratike janë të pandalshme, do të ketë seanca konstitutive, mandat për formimin e Qeverisë dhe Qeveri të re reformatore të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.