Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është paraqitur sot në Prokurorinë Themelore, ku akuzohet për “keqpërdorim të parave në fushatë zgjedhore”. Pas daljes nga seanca, Zaev deklaroi se u janë prezantuar indikacionet për keqpërdorim të fushatës parazgjedhore të vitit 2016.
“E kemi të qartë atë që na u prezantua me gojë nga ana e prokurorit. U morëm vesh për hapin e radhës, të mërkurën në orën 12:00, në pajtueshmëri me procedurën, të bëjmë ekspertizën e dëshmive që të mund ta japim mbojtjen tonë. Siç e dini këtu jemi për të dëshmuar pafajësinë tonë, duke respektuar institucionet, në procedurë të rregullt normale, ta dëshmojmë pafajësinë tonë për të cilën jemi nën dyshim si organizator të fushatës, unë një person i punësuar në administratën e LSDM-së dhe subjekti juridik LSDM”,ka deklaruar Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së
Siç njoftojnë nga Prokuroria, deri më tani, në procedurën parahetimore janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë. Dje, Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kumtoi se kanë filluar hetim për parregullsitë zgjedhore për kohën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vitin 2014. Përveç këtij hetimi, në komunikatën e Prokurorisë shkruan edhe se procedura hetimore udhëhiqet për zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluar.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Zaev paraqitet tek Prokuroria e Zvërlevskit by tvshenjaofficial