17 March
Ushtruesi i ri i detyrës kryetar i Gjykatës Penale Stojançe Ribarev ka realizuar takim me prokuroren Speciale Katica Janeva. Ky informacion u bë i ditur nga Gjykata Themelore Shkupi 1 e cila është kompetente për lëndët e Prokurorisë Speciale. Nuk dihet se si ka kaluar takimi, përveç asaj se është biseduar “Për çështje aktuale lidhur me bashkëpunimin e dy institucioneve”. Nga gjykata shprehen se gjatë ditës janë realizuar edhe aktivitete të tjera si shqyrtim i rezultateve nga puna, ndërsa kryetari i ri i ka dëgjuar edhe propozimet për orarin e ri të punës të Penales.