Profesori universitar Ali Pajaziti pas emisionit të mbrëmshëm 200, ku gazetari Nazim Rashidi ka ofenduar muslimanët shqiptar të Maqedonisë duke i lidhur ato me Islamin politik dhe duke thënë se parti politike fetare nuk ka në Shqipëri e Kosovë, e ka pyetur nëse di për Partinë Demokristiane të Shqipërisë, transmeton Tetova1.
“Nazim Rashidi! Ke degjuar per Partine Demokristiane te Shqiperise, per Partine Shqiptare Demokristiane te Kosovës? C’thone rilindasit tane per kete, u levizen kockat apo? Me ngjyrime te ylberit mos jane apo me syresh religjioze? Nese duam maxi-shekullarizem, te jemi objektiv!”, shkroi Ali Pajaziti.
Gazetari Bekim Laçi ka komentuar emisionin e fundit 200 të Nazim Rashidi ku flitej për rrezikun islamik dhe Turqinë. Laçi debatin e fundit në këtë emision në mungesë të informacioneve e cilëson debat në nivel çajtoresh, transmeton Tetova1.
“Gazetarë dhe opinionistë, kur të bisedoni në studiot televizive për elementet fetare, për “rrezikun dhe frikën nga elementi islam te shqiptarët”, do të ishte e rrugës të keni të ftuar së paku një musliman njohës të zhvillimeve i cili do ti sqarojë këto tendenca të juaja, nëse kuptohet, qëllimi i emisionit nuk është mbjellja e urrejtjes, frikës dhe deskreditimi i subjekteve të caktuara.
Në të shumtën e rasteve, pohimet e gazetarëve dhe opinionistëve në raport me islamin dhe shqiptarët janë banale, të paqëndrueshme si pasojë e mungesës së njohurive elementare.
Kur të flitin për Rusinë, Turqinë, SHBA-të, Uzbekistanin apo Kirgistanin, do të ishte mirë të ftoni njohës të zhvillimeve, që të mos e ulni debatin në nivel të çajtores për sa i përket informacioneve, por ta mbështetni me të dhëna relevante.”, shkro gazetari Bekim Laçi./Tetova1/