Sot në mëngjes, në Autokomandë dhe në disa lagje të Qendrës janë ndarë disa broshura në të cilat shkruan “Urdhër-arrest” për Stevo Pendarovski, i cili ishte kandidat për president nga LSDM-ja në zgjedhjet e fundit presidenciale. Në disa broshura tjera është shkruar “Kërkohen për tradhti” dhe një tekst me disa pika se çfarë “tradhtie ka kryer”. Të njëjtat janë shpërndarë në lagjen ku jeton Pendarovski me familjen e tij. Broshura të njëjta janë parë edhe në Qendrën e Shkupit, por me fotografinë e deputetit të LSDM-së Pavle Bogoevski, i cili ka qenë edhe pjesëtar i “Revolucionit Laraman”, njofton Portalb.mk. Portali “Ako” shkruan se besohet se pas këtyre “lojërave të rrezikshme” për shpikje të tradhtarëve qëndron VMRO-DPMNE e cila shpalli luftë kundër “Sorosid”, të cilët i quajti si tradhtarë. Më tej portali shkruan se çdo ditë publikohen lista për ballafaqim ose likuidim të “tradhtarëve” nga përkrahësit e VMRO-DPMNE-së, të cilët hapur thirrin në luftë ose përleshje ndërqytetare. U krijuan të ashtuquajturat “treshe”, të cilët i kanë ndjekur “armiqtë” e partisë VMRO-DPMNE-së dhe i kanë pyetur se “pse e shesin Maqedoninë, a nuk është turp?”, ndërkaq disa prej tyre i kanë pështyrë njerëzit, siç ishte rasti me gazetarin Borjan Jovanovski. Megjithatë, aksioni tyre u ndërpre kur tre të rinj e sulmuan verbalisht profesorin Lubomir Fërçkovski në parkingun e Universitetit “Kiril dhe Metodi” në Shkup. Ata e pyetën se “pse e shet Maqedoninë”, ndërkaq profesori iu përgjigj me “disa shuplaka pedagogjike”.
Data 26.08.2025
Aktuale
- QMK: Gjithsej 10 zjarre në hapësirë të hapur deri në orën 18, tre nën kontroll, shtatë janë shuar
- A do të zëvendësojë inteligjenca artificiale korrupsionin në Shqipëri?
- Uzairi: Mickovski në një takim ka thënë 2001 ishte pjesa e parë tani është koha ta luaj pjesën e dytë
- “Fëmija nuk është i yti” – Pretendimet tronditëse të shqiptarit që vrau gruan në Greqi: Jam i penduar, u kërkoj falje fëmijëve!
- VLEN dorëzoi kallëzim kundër Bujar Osmanit
- (VIDEO) Tifozët maqedonas përsërisin thirrjet për të linçuar shqiptarët
- (VIDEO) Kandidatët e Çairit vazhdojnë aktivitetet
- Pas një rrugëtimi të gjatë, ky është posti që Albulena Haxhiu merr