Deputeti i lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se nuk ekziston një letër e hapur nga Lëvizja BESA, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndërsa pretendimet e tilla ai i quan si shpifje.
“Letër të hapur nga Lëvizja BESA drejtuar kryeministrit Rama nuk ekziston.
Ekziston një parti politike në Maqedoni që merret me shpifje, paguan një lajm në një televizion dhe pastaj thirret në lajmin që e ka shpifur vet.
Si i thonë kësaj gjendje nuk e di as vetë…. por që ka nevojë për shërim, nuk dyshoj aspak”, ka shkruar Gashi në facebook.