Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhejs Bejli, ka ripësiritur edhe njëherë qëndrimin e tij se vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për të mos i dhënë madantin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, nuk ka qenë i drejtë.
“Disa herë kemi sqaruar qëndrimin tonë në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov. Ne mendojmë se nuk ishte vendim i mirë dhe shpresojmë se do ta rishqyrtojë. Mendoj se është e rëndësishme që institucionet demokratike të funksionojnë dhe vlerësoj se pikërisht këtu qëndron edhe zgjidhja e krizës”, ka deklaruar ambasadorin Bejli gjatë një projekti të organizuar nga USAID, raporton SHENJA.