Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot është takur me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni Millan Jazbec.
Në takim siç thuhet në komunikatën e LSDM-së, përcjell SHENJA, është biseduar lidhur me formimin e Qeverisë së re.
Zaev ka informuar ambasadorin slloven se kanë publikuar Programin e Qeverisë së re e cila sipas tij do të ketë fokusin në zgjidhjen e çështjeve sociale, ekonomike, sundimin e drejtësisë.
“Do ta heqim çdo pengesë për arsyetim nga Gjorge Ivanov rreth dhënies së mandatit. Në këtë drejtim vlerësoj se në periudhën e ardhshme në Kuvend duhet të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit i cili do ta njoftoj Ivanovin se është formuar shumicë parlamentare dhe se fillon të skadojë afati prej 10 ditë për dhënien e mandatit për formim të Qeverisë”, ka deklaruar Zaev në takim.