Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov do të qëndroj për vizitë dy ditore në Baku të Azerbajxhanit, kanë bërë të ditur nga Kabineti i tij, përcjell SHENJA.
Ai do të merr pjesë në Forumin e 5 Global në Baku, ndërsa do të drejtohet në sesionin e presidentëve me temë “E Ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: fuqia dhe interesat”.
Gjatë takimit, shtojnë nga kabineti i tij, Ivanov do të zhvilloj takim edhe me presidentin e Azerbajxhanit, Illham Alijev, ndërsa do të realizoj edhe takime tjera.
Mes temave tjera që do të diskutohet janë edhe: e ardhmja e Evropës, marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimit, sfidat në përballjen me terrorizmin modern, aleanca mes perëndimit dhe vendeve myslimane.