Zamir Mehmeti, aktivisti i shoqërisë civile në Maqedon ka drejtuar kritika ndaj deputetes së PDIU të Shqipërisë, Mesila Doda, pas deklaratës së saj se Maqedoninë e njeh si Iliridë të shqiptarëve.
“Deputete Doda, nëse vërtetë brengosesh për shqiptarët në Maqedoni, duhet ta dish se retorika juaj politike nuk shkon në favor të zgjidhjes së krizës, dhe aq më pak i ndihmon shqiptarët. Kjo i ndihmon vetëm Gruevskit, që e quani antishqiptar dhe regjimit të tij. Shqiptarët në Maqedoni kanë zgjedhur rrugën e tyre dhe kjo është Maqedonia evropian dhe qytetare”, ka shkruar Mehmeti, që njihet edhe si vëllai i Ermira Mehmetit, ish-deputetes së BDI-së.