Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë në intervistën për TV21 speciale ka thënë se BDI nuk ka humbur zgjedhjet dhe ato vota të humbura janë po edhe të shqiptarëve.
“Shqiptarët kanë pasur 27 mandate, tani kanë 20, pra 7 mandate janë të humbura. Kur janë shpallur rezultat e zgjedhjeve kam thënë se nuk më gëzon fitorja e BDI-së, por humbja e shqiptarëve. Kemi bërë analizë, ne votues nuk kemi humbur, ka mundësi që nuk kanë dal njerëz të votojnë dhe fondi Ii votave të shqptarëve që kanë votuar më 2014 është po ai më 2016, pra është krejtësisht dalje e re e elektoratit që ka votuar për LSDM”, ka thënë Ahmeti.
I pyetur se pse gjatë mandatit 10 vjecar, BDI-ja nuk i ka adresuar asnjëherë këto çështje që përfshihen në platformë dhe pse duhet tani të bëhen temë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se tani është koha e duhur.
“Deri më tani ne e kemi avancuar çështjen e gjuhës shqipe, në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe në përputhje me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, por nuk kemi arritur ta përfundojmë dhe përmbyllim Marrëveshjen e Ohrit, sa i takon statusit të gjuhës”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, nëse mbi 20% e popullit e flasin një gjuhë është gjuhë zyrtare, këtë e thotë edhe vet kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.
Ahmeti ka treguar se në deklaratën siç e quan ai, të përbashkët të partive, është përfshirë edhe çështja e tragjedisë në Kumanovë, çështja për rastin mostra për të cilin akuzohet ai dhe bashkëpunëtorët e tij që e kanë montuar këtë rast.
“Ne kemi qenë në komunikim të përhershëm me Brukselin për të reformuar drejtësinë në vend dhe tani ka ardhur koha e realizimit të tyre. Kemi shumë mangësi në fushën e së drejtës dhe të implemetojmë raportin e Pribes”.
“Nuk mendoj se zgjedhjet e reja do të sjellin diçka të re. Por nëse ngulfaten institucionet dhe situata mund të ndodhë edhe ai moment, pra njëri nga opsionet tona ka qenë zgjedhjet e parakohshme, por ajo nuk ofron një zgjidhje për situatën, deklaron Ahmeti në RTV21 Speciale.