Biznesmeni shqiptar nga Buteli, Selajdin Aliu ka vendosur që vetë hapën rrugën për në objektin e tij afarist në pamundësi që ketë siç thotë ta bëj përmes autoriteteve lokale të cilat tani pesë vjet zvarrisin problemin e tij. Bëhet fjalë për një kasolle të mbuluar nga mbeturinat dhe kafshët brenda saj në rrugën “Boca Ivanova” e cila sipas tij duhej të largohej por kjo nuk ka ndodhur përkundër shlyerjes nga ana e tij të të gjitha taksave ndaj pushtetit lokal.
Aliu edhe njëherë ka përsëritur qëndrimet se pas pronarit të këtij objekti qëndron komuna duke e manipuluar atë edhe me kërkesa financiare ndaj tij. I njëjti, sipas tij, pengimin e punimeve për hapjen e rrugës ka tentuar ta bëjë edhe përmes kërcënimeve të armës, rast të cilin e ka denoncuar në polici.
Komuna e Butelit me këtë person është në bashkëpunim dhe ky sot del dhe kërcënohet me armë, po ne këtë punë do ta çojmë deri në fund. E kemi avokatin, dokumentet i kemi përgatitur për në Strazburg se nëpër gjyqe s’kemi pasur sukses. Tani e tutje dashtë Zoti të bëhet më mirë! Po ne këtë punë do ta drejtojmë, kysmet do ta drejtojmë, por duke iu përmbajtur ligjit, dmth ne e hapim rrugën tonë…. në këtë situatë na solli kryetari i komunës me ato gënjeshtrat me të cilat na gënjen me vite, jo kështu, jo ashtu. Na ka sjellë deri në këtë situatë, që ai del na kërcënohet me armë. Në çdo moment kur ne kemi këtu mbledhi në restoran, ai na i lëshon derrat këtu, që të na provokojë – tha afaristi Selajdin Aliu.
Aliu më parë patë deklaruar se kryetari i komunës përmes këtij personi ka kishte kërkuar mito prej 100 mijë euro, përkundër siç thotë gatishmërisë së tij për t’i ofruar një strehë tjerë pronarit të kasolles.
Ky person që më bën zullum konkretisht me emër dhe mbiemër është Petre Llatinovski. Unë 100 mijë euro nuk ja jap kurrë, le të vjen Llatinovski këtu dhe do ta shohim, nëse mi kërkon para syve unë ja jap a përndryshe jo – kishte deklaruar më 26.02.2017 afaristi Selajdin Aliu.
Ndërkohë nga komuna sot kanë reaguar ndaj pretendimeve të biznesmenit Aliu dhe kronikës së transmetuar në Alsat pikërisht lidhur me shumën e përmendur prej 100 mijë eurove. Në reagimin e komunës thuhet se me këtë kryetarit Petre Llatinovski i është prishur imazhi dhe cenuar nderi andaj edhe duhet për këtë të kërkohet falje. Nga komuna i hedhin poshtë pretendimet për kërkim të 100 mijë eurove. Por, Alsat sqaron se lidhur me këtë problematikë janë transmetuar vetëm prononcime të palëve lidhur me kontestin dhe asgjë më shumë, përfshirë edhe deklaratat e shumta të arkivuara nga kreu i komunës ku ai premtonte tani disa vite zgjidhjen e problemit.
Anesa Aliti