Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sjellë Urdhër për zbatimin e procedurës paraqasëse kundër një personi zyrtarë, bartës i një funksioni të lartë në Komunën e Strumicës, nën dyshimin se ka bërë veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve nga neni 353 pika 5 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
“I dyshuari, në vitin 2010, në të njëjtën ditë ka nënshkruar katër Marrëveshje të veçanta në vlerë të përgjithshme prej 1 milionë e 29 mijë e 549 denarë për asfaltimin e një rruge të njëjtë në komunën e Strumicës, në vend që të zbatoj një procedurë transparente për furnizim publik me shpallje për marrëveshje. Ai njëkohësisht ka nënshkruar katër procedura të veçanta për grumbullimin e ofertave pa shpallje edhe përkundër ndalesës ligjore për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik për më shumë marrëveshje të posaçme me vlerë më të ultë, me çka ka mashtruar dispozitat e Ligjit për furnizim publik në dëm të buxhetit të Komunës”, kanw thwnw nga Prokuroria themelore.
Por, nga Komuna e Strumicës, kanë hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se nuk është e vërtetë që për asfaltimin e një rruge në Komunën e Strumicës janë nënshkruar katër marrëveshje të veçanta. Sekretari i kësaj komune, Kirill Partallov, tha se bëhet fjalë për katër rrugë të posaçme dhe për ato është kryer vlerësim i veçantë me çka është vërtetuar vlerësim për secilën rrugë dhe vlera e tyre nuk e kalon shumën prej 5000 eurove.
“Në bazë të vlerësimeve për secilën rrugë në veçanti, është përgatitur plan vjetor për furnizim publik, me çka në pajtueshmëri me shumën e vlerësuar, ndërsa në pajtueshmëri me ligjin për furnizime publike është parashikuar procedurë me kërkesë për grumbullimin e ofertave. Në pajtueshmëri me ligjin për furnizime publike, organi i dakorduar në rastin e Komunës së Strumicës, në mënyrë ligjore ka zbatuar katër procedura, sepse bëhet fjalë për katër rrugë të ndryshme edhe atë procedura me kërkesë për grumbullimin e ofertave pa publikimin e shpalljes për çdo rrugë në veçanti.”, ka deklaruar Kirill Partallov, Sekretar i Komunës së Strumicës.
Ai më tej ka shtuar se gjithë dokumentacioni i kësaj komune është publike dhe transparente si dhe se komuna punon në këtë mënyrë dhe kështu do të vazhdoj të punoj.
Teuta Buçi /SHENJA/
Prokuroria nis hetimet për një zyrtar nga… by tvshenjaofficial