Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Veber, ka shprehur shqetësimin e tij mbi situatën politike në Maqedoni. Veber, i cilin drejton partinë më të madhe politike evropiane, gjatë një brifingu me gazetarët, u ka thënë atyre se partia e tij është e shqetësuar për situatën në Maqedoni, Kosovë dhe Bosne dhe Hercegovinë, si dhe për tërë Ballkanin. Nga agjencia e lajmeve MIA, kanë njoftuar se Veber është shprehur se situata në këtë rajon po përkeqësohet dhe tensionet po rriten.
“Kam qenë së fundmi në Kroaci dhe kam diskutuar me kryetarin e tyre dhe kryeparlamentarin për situatën në rajon. Situata është alarmante në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe në Kosovë. Punët aty po përkeqësohen dhe shohim rritje të tensioneve. Jemi të shqetësuar për Ballkanin, sepse e vlerësojmë si pjesë të Evropës”, ka thënë Manfred Veber, Eurodeputet.
Ai më tej ka shtuar se, Bashkimi Evropian nuk do të ketë zgjerim viteve të ardhshme dhe se problemi më i madh për vendet e Ballkanit është ajo që që BE nuk ka më çfar t’u ofroj.
“Partia popullore është veçanërisht e shqetësuar për shkak se punët po përkeqësohen, tensionet po rriten në Ballkan. Bashkimi Evropian nuk mund të premtoj diçka më shumë duke pasur parasysh atë që zgjerimi i Unionit nuk do të ndodh viteve të ardhshme, madje as në dekadën e ardhshme”, ka shtuar eurodeputeti.
Partia popullore evropiane përbën grupin më të madhe në Parlamentin Evropian.
Teuta Buçi /SHENJA/
Eurodeputeti Manfred Veber: Jemi të shqetësuar… by tvshenjaofficial