Qenan Aliu
…Sot pashë makina speciale dhe specialca -forca të MPB që ishin koncentruar në hyrje të Zhelinës por që target e kishin patur lokacionin ku siç folej DEPUTETI-Kryeministër Emil Dimitriev mbi Leshnicë të Epërme do të monitorjka zhvillimin e punëve për rrjetin e Gazsjellësit Shkup-Tetovë por që akoma nuk duket se deri ku ka aritur, bile as me dylbi.
Por poashtu pashë postimin pervers të ish-kryeminitrit Nikolla Gruevski , sesi spinon dhe akoma vazhdon që shqiptarët të vlerësojë monedhë kusuritje me përplasjet e tij që ka me Zoran Zaev dhe me shumicën e qytetarëve të këtij vendi.
Gruevski pohon se ne po punojmë për të gjithë njësoj pa dallim edhe për shqiptarët demek, ndërsa Zaev po i mashtron ato. Pra Nikolla pohon se ja ne ua sjellim Gazsjellësin !
Aha , e pra Nikolla nëse këta tubacione dhe këtë punë që ka ndërmarë shteti , ata 30 miljon euro që thoni ju për këtë aks të gazsjellësit nëse janë tuajat atëherë është mirë sepse i kthehen popullit se ju sigurisht se do ti kishit të vjedhura, nëse ata milijon janë të buxhetit ata janë edhe taksat tona z. Gruevski .
Pra shteti ka për obligim që të meret me këta projekte. Hiqnja nga koka ju dhe gjithë të tjerët liderë se do të mund të mashtroni shqiptarët se ne ua sollëm këtë apo ate. Ju paguheni dhe zgjidheni vetëm për politika publike që çojnë zhvillimin e vendit përpara ndërsa në asnjë mënyrë vetëm për privilegje dhe HAJNI.
Për hajnitë do të përgjigjeni !