Nga Aleksandër Rrema
Një botë hipokrite, e veshur nga skamia dhe servilizmi për mbijetesë, këtu përfshihet dhe Shqipëria. Por ne jemi akoma dhe më të veçantë, sepse përdorim stilin e lëpirjes dhe të zvarritjes për asgjë. E njëjta gjë ndodhi dhe kësaj radhe, ku u solidarizuam të gjithë me Francën, por harruam, fëmijët që u mbytën brigjeve detare.Harruam qindra njerëz që janë vrarë gjatë regjimit të Asadit.Harruam mijëra të tjerë që duke u arratisur kanë lënë kockat rrugëve, etj etj.
Por ne harruam dhe veten tonë, kush u solidarizua me ne në ngjarjet e 97-tës ? Kush usolidarizua me ne, kur na u mbytën disa anije në det me mijëra shqiptarë? Kush u solidarizua me ne, kur Kosova u gjunjëzua përpara Beogradit dhe kufomat e shqiptarëve të humbur ndër vite, nuk kanë ende varre për t’u qarë nga të afërmit e tyre ?
Kush u solidarizua me ne, kur në Kumanovë ndodhën vrasjet civile dhe shkatërrimet masive së fundmi? Kush u solidarizua me ne, kur na perdhosën dinjitetin Kombëtar, Flamurin, në ndeshjen me Serbinë? Kush u solidarizua me ne, kur shqiptarët njohën eksodin e dytë pas 25 vitesh dhe që po jetojnë aktualisht nëpër kushte mizerabiliteti, më keq se vendet e Botës së 3-të? Kush u solidarizuame ne, në vrasjet politike të 21-janarit? Kush u solidarizua me ne për Gërdecin? Hë më thoni se kush u solidarizua? Cili Shtet e bëri këtë gjest? Cila popullsi tjetër u tregua solidare me ne, në të gjitha këto ngarje të përmendura më sipër? Askush dhe vetëm askush!!
Që të themi dhe të jemi korrekt me veten tonë dhe pastaj me të gjithë Botën në tërësi, duhet të solidarizohemi njëherë me vetveten dhe më pas me fatkeqsitë e të tjerëve, duke i mësuar ata se ekzistojmë dhe ne këtë rruzull tokësor. Dinjiteti i çdo Kombi, nis nga vetvetja. Askush nuk ka lind inferior, që t’i nënshtrohet superioritetit gllabërues të çdo pale, që në njërën dorë të jep lëmoshë dhe në tjetrën të sundon gjitha të drejtat e tua civile, qytetare dhe Kombëtare. Kjo nuk duhet lejuar. Të gjithë kemi lindur të barabartë përpara Zotit dhe të gjithë po të tillë do të vdesim një ditë. Vrasjet, dhunimet dhe masakrat, duhen dënuar me të gjithë forcën njerëzore dhe ligjore, por kurrsesi të ulësh vetëveten, apo të harrosh se çfarë të ka ndodhur ty në kohët e shkuara, përpara se t’ju japësh “vlerë” historike fatkeqsive të ndryshme që po ndodhin nëpër Botë çdo ditë.
Historitë Botërore, nisin nga vetëvetja e gjithësecilit Komb. Dhe po kështu, duhet të solidarizohemi për njëri tjetrin, duke njohur vlerat e gjithësekujt në shtrirjen gjeografike. Parimet themelore të njeriut, janë po këto drejtime, që sot Bota e përparuar dhe Demokratike lufton fort për t’i mbajtur peshë dhe për t’i forcuar ende më shumë në aspektin e globalizimit shoqëror, kulturor, edukativ, dinamik dhe zhvillimor për të ardhmen e të gjithë Kombeve. Andaj përpara se të themi: Pray for Francë, duhet të themi: Pray for Us në fillim!!