Programin e Qeverisë së re e shohin të gjithë përpos VMRO-DPMNE-së, të cilët janë të frikësuar prej përgjegjësisë dhe gënjejnë. Kështu iu janë përgjigjur nga LSDM, reagimeve të VMRO-DPMNE, të cilët kanë thënë se LSDM dhe Zoran Zaev, me programin qeveritar të prezantuar, tregojnë se kanë për qëllim ridefinimin e Maqedonisë.
“Platforma e vetme reale të cilën e sheh opinioni i brendshëm dhe ndërkombëtare është Programi i ri i Qeverisë së re reformuese, e cila përmban masat e nevojshme për nevojat themelore të qytetare dhe garanton unitaritetin e shtetit. Vetëm VMRO-DPMNE ka nevojë të aktroj se nuk e she Programin e Qeverisë së re, për shkak se udhëheqësia e partisë ka nevojë të thelloj krizën politike. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së po mashtrohet se në këtë mënyrë mund të mbroj pasurin e fituar në mënyrë kriminale dhe të shmangin përgjegjësinë për këtë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.