“Aleanca për Shqiptarët” nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur qëndrimin e sajë në lidhje me programin qeveritar të cilin dje e shpalosi Zaevi. Nga “Aleanca për Shqiptarët’ vlerësojnë se është e rëndësishme që të zbatohet vullneti i shumicës së elektoratit, i cili në mënyrë të qartë u shpreh se është i interesuar për ndryshime rrënjësore dhe për një qasje të re në drejtim të barazisë së plotë, progresit shoqërorë dhe synimeve strategjike siç janë integrimi në BE dhe NATO.
“Sa i përket 15 parimeve prioritare që shpalosi LSDM, “Aleanca për shqiptarët” vlerëson se partitë politike shqiptare në Programin e zgjeruar qeveritar do të jenë vigjilente që të përfshijnë të gjitha pikat me interes të lartë kombëtar dhe qytetar”, qëndron në komunikatë.