Samiti dy ditor i Këshillit të BE-së ka përfunduar pa pajtim për konkludimet. Këshilli Evropian debatoi për dokumentin e propozuar dhe është mbështetur nga 27 vendet anëtare, por nuk është arritur konsensus. Kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, pas përfundimit të samitit, në të cilin është folur edhe për Ballkanin Perëndimor, tha se situata në këtë rajon është është e tensionuar. Megjithatë, sipas tij, BE do të vazhdojë t’u ofroj mbështetje vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre euroatlantike.
“Të gjitha vendet e BE¬së shprehën mbështetje për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gatishmëri që t’u kundërshtohen forcave të jashtme, që tentojnë ta destabilizojnë rajonin”, deklaroi Tusk.
Ndërkohë, Tusk mbrëmë pas rizgjedhjes për kryetar të Këshillit të Evropës deklaroi se tensionet dhe ndarjet në Ballkanin Perëndimor “kanë dalë jashtë kontrollit” dhe se kjo pjesërisht është për shkak të “ndikimit të dëmshëm të jashtëm”, duke porositur se ky rajon është me rëndësi vitale për Evropën.
“Për vendet e Ballkanit Perëndimor porosia është e qartë. BE¬-ja mbetet besnike në premtimet që i ka dhënë në Selanik dhe në tërësi është e përkushtuar në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, tha Tusk.
Tusk ka deklaruar se është e qartë se faktor të jashtëm dhe të brendshëm po tentojnë që të destabilizojnë rajonin.
Teuta Buçi /SHENJA/
Tusk: Mos të destabilizohet Ballkani Perëndimor by tvshenjaofficial