10 March
Pavarësisht dilemave që ka rreth Ligjit për Prokurorinë Speciale, prokurori publik Marko Zvërlevski, thotë se është i gatshëm të mbështesë çdo institucion që lufton krimin, përfshirë edhe PSP-në.
Nuk kam mendim të veçantë për PSP-në. Ai ligj është miratuar, në mënyrën që është miratuar. Ne ligjet i respektojmë dhe normalisht gjithkush që ka qëllim të sinqertë të dënojë krime do ta mbështesim – deklaroi Marko Zvrlevski, kryeprokuror i Maqedonisë.
Akademiku Vllado Kambovski thekson se zbardhja e së vërtetës për krimet e pushtetit është një nga faktorët më të rëndësishëm për dalje nga kriza e thellë në të cilën ndodhet vendi.
Nuk mund të jetojë shoqëria me dyshime të pa-zbardhura për aferat e mëdha kriminale që sot ndodhen para institucioneve tona. Një gjë e tillë ushtron presion të rëndë jo vetëm mbi institucionet, jo vetëm mbi marrëdhëniet politike, por edhe në psikën e secilit individualisht sepse nëse njeriu nuk është i sigurt për të vërtetën në këto dilema bëhet i pasigurt për gjithçka – deklaroi Vllado Kambovski.
Goran Kallajxhiev, nga Shoqata e së drejtës penale dhe kriminologjisë tha se nuk ka asnjë pengesë juridike që Prokuroria Publike Speciale t’i shfrytëzojë përgjimet si prova për të hetuar rastet. Ndërkohë që kreu i shoqatës, Trpe Stojanovski tha se puna e PSP-së meriton të mbështetet.
Anesa Aliti