Një zjarr ka shpërthyer në afërsi të pompës së benzinës në lagjen Tophanë në komunën e Çairit, njofton SHENJA.
Zjarri ka përfshirë një depo të mbeturinave, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ardhur disa ekipe të zjarrfikësve të cilët po përpiqen të shuajnë zjarrin.
Sipas të dhënave të para, nuk ka viktima në njerëz, ndërsa akoma nuk dihet se çka e ka shkaktuar këtë zjarr. /SHENJA/