Drejtoria e të ardhurave publike dhe Policia financiare përsëri po heton OJQ-të. Së fundi, nën hetime janë Fondacioni Shoqëri e Hapur- Soros dhe Qendra për mendime evropiane “Eurothink”. Sipas drejtuesve të këtyre organizatave, inspektorët e DAP-it dhe Policisë financiare nga organizatat e tyre kërkojnë llogaritë për projektet e financuara nga fondacioni USAID.
Ata kërkojnë të konfiskojnë dokumente të cilat dëshmojnë pagesat dhe lidhjet të cilat i ka bërë USAID-i – tha Fani Karanfillova, drejtoreshë e Soros-it
Koordinatori i organizatës “Eurothink” Bojan Mariçiç thekson se formimi sa më shpejtë i qeverisë së re do të ndihmoj që OJQ-të të funksionojnë me duar të lira.
Policia financiare dhe MPB erdhën tek një ditë pas paraqitjes sime në një emision debatues ku dy nga pjesëmarrësit e lëshuan emisionin. Urdhëresa për kontroll është i datës 7 mars, pra një ditë pas debatit televiziv – tha Bojan Mariçiç, koordinator i “Eurothink”.
Nga Prokuroria Publike duke mos dhënë informacione në lidhje me kontrollet thonë shkurt se bëhet fjalë për procedurë para hetimore. Nga dhjetori i vitit të kaluar, DAP-i dhe Policia financiare ka hetuar mbi 20 OJQ. Pas zgjedhjeve të dhjetorit, VMRO-DPMNE-ja kumtoi publikisht se kjo parti ka filluar betejën kundër “Desorosoizimit” të Maqedonisë. Presionin kundër OJQ-ve dhe kontrollet financiare i kanë dënuar edhe institucionet evropiane.
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier i cili ditë më parë qëndroi për vizitë në Maqedoni, ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me presionet ndaj OJQ-ve. Sipas Zanier, puna e OJQ-ve është kyçe në proceset demokratike. Takim me OJQ-të zhvilloi edhe përfaqësuesja e BE-së Frederika Mogerini gjatë vizitës saj në Maqedoni.
Adrian Kerimi