Rreth orës 13 në MPB ka arritur vendimi nga Gjykata Themelore Shkupi 1 me të cilën kërkohet që të arrestohet biznesmeni Sead Kocan, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, transmeton Tetova1.
“Urdhërohet që zyrtarët e MPB-së të R.M.-së, SPB Shkup dhe të gjitha njësitë, pas gjetjes dhe arrestimit të dyshuarit Sead Kocan, ta dërgojnë në burgun e Idrizovës në Shkup për të mbajtur masën e paraburgimit, ndërsa për të njëjtën të njoftohet Gjykata Themelore Shkupi 1”, qëndron në vendimin për arrestimin e biznesmenit Sead Kocani.